Ndërlidhjet

Hoxha: Kosova dhe Serbia me rrugë të ndara drejt BE-së


Ministrja Dhurata Hoxha
Ministrja Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka theksuar se kanë pritur më shumë dhe hapa më konkret në Strategjinë e re të Bashkimit Evropian për Ballkanin, megjithatë siç thotë ajo, Kosovës i mbetet të përfundojë detyrat dhe obligimet në mënyrë që të ecë me hapa të shpejt drejt BE-së.

Në një konferencë për media ministrja Hoxha, duke folur për Strategjinë e Bashkimit Evropian ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

“Ne si Kosovë e mirëpresim strategjinë e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Bashkimi Evropian na ka hapur derën dhe ne duhet të kalojmë në këtë derë. Në këtë fazë kemi pritur më shumë dhe hapa më konkret drejt këtij procesit të integrimit, por megjithatë integrimi jonë në BE nuk ka alternativë”, thotë Hoxha.

Strategjia e re, ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025. Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bonjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim.

Ministrja Hoxha e vlerëson pozitive në këtë strategji, siç thotë ajo, faktin se Bashkimi Evropian ka konfirmuara se Kosova e ka vendin e vetë në BE dhe e ka rrugën e ndarë nga Serbia në këtë proces.

“Fakti që Bashkimi Evropian e trajton procesin e aderimit të Kosovës në BE të ndarë nga Serbia thotë mjaft dhe për mua është një njohje e shtetësisë së Kosovës përkundër mosnjohjes së disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”.

“Gjithashtu është pozitive që BE kërkon kategorikisht që Serbia dhe BE të arrijë një marrëveshje juridike të detyrueshme si parakusht për anëtarësimin e tyre në BE. Kjo e detyron Serbinë që t’i jep fund politikës së saj bllokuese ndaj Kosovës dhe të njeh edhe juridikisht realitetin politik që Kosova është shtet i pavarur”, thotë Hoxha.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG