Policia në Maldive ka arrestuar kryegjykatësin e Gjykatës Supreme, derisa kriza politike në këtë vend po përkeqësohet.
Kryegjykatësi Abdulla Saeed dhe një gjykatës tjetër, Ali Hameed, janë arrestuar disa orë pasi qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Detaje për hetimet apo ndonjë akuzë nuk janë dhënë.
Trazirat kanë nisur kur presidenti Abdulla Yameen ka refuzuar t'i bindet urdhrit të gjykatës për të liruar disidentët politikë.
Opozita e ka cilësuar veprimin e qeverisë si "spastrim".
Maldivet, shtet në Oqeanin Indian, përbëhen prej 1,192 ishujsh dhe turizmi atje është jetik për ekonominë.