Ndërlidhjet

NYT: Trump këshillohet të mos flasë me Muellerin


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ekipi ligjor i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka këshilluar atë që të mos marrë pjesë në një intervistë me këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, raporton New York Times.

Gazeta citon katër burime të kenë thënë se avokatët e Trumpit janë të shqetësuar se presidenti mund të bëjë dëshmi të rreme, marrë parasysh historinë e tij të të bërit deklarata kundërthënëse.

Trump ka thënë në dhjetor se pret që të bisedojë me Muellerin, i cili po heton bashkëpunimin e mundshëm të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë, në zgjedhjet e vitit 2016.

Mueller po ashtu po heton pengimin e mundshëm të drejtësisë në këtë rast.

Nëse Trump refuzon të bisedojë me Muellerin, ky i fundit mund të marrë në konsideratë thirrjen e detyrueshme gjyqësore, që e obligon presidentin të dëshmojë para një jurie të madhe, raporton New York Times, edhe pse një veprim i tillë mund të shkaktojë betejë të gjatë ligjore me avokatët e Shtëpisë së Bardhë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG