Ndërlidhjet

Sa janë tarifat e Trustit për menaxhimin e kursimeve pensionale?


Tarifat e Trustit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:48 0:00

Tarifat e Trustit (Video: Lendi Susuri)

Rreth 1.7 miliardë euro është shuma e mjeteve të rreth 600 mijë kontribut-paguesve, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Por, këto para nuk menaxhohen falas.

Në pasqyrat e llogarisë për vitin e kaluar që janë dërguar nga ky institucion te personat që paguajnë pension, del se ky fond ndal mjete për dy tarifa, një për investime dhe një për operacione për kontribuuesit.

Tarifat caktohen varësisht nga bilanci që një kontribuues ka në llogari.

Sipas zyrtarëve të këtij Fondi, tarifa për investime shkon vetëm për menaxhuesit e mjeteve për investimet që bëhen jashtë Kosovës, pasi 90 për qind e këtij fondi janë të investuara jashtë Kosovës.

Kurse, tarifa për operacione mbulon të gjitha shpenzimet për nevojat e Trustit, siç është qiraja, mirëmbajtje llogarish, njoftimi me postë i kontribuuesve, paga, shpenzimet për zyrë e të ngjashme.

Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion, tregon për Radion Evropa e Lirë, se nëse një person ka mbi 10 mijë euro, ai do të paguajë për tarifën operacionale 7.81 euro në vit ose 0.65 euro në muaj. Por, kjo shumë shkon deri në 50 euro kur i shtohet edhe tarifa për investime.

“Për shumën mbi 10 mijë euro, për tarifën operacionale ndahen 7 .81 euro për gjithë vitin ose 0.65 euro në muaj. Por, në pasqyrën e llogarisë paraqiten tarifat e përbashkëta dhe kjo shumë mund të jetë më e lartë. Për mbi 10 mijë euro, mund të jetë në 50 deri në 60 euro”, ka sqaruar Demi.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka paraparë që për vitin 2018 nga këto tarifa të ndalen rreth 7.7 milionë euro. Mbi 1.3 milionë euro ndalen për nevojat e Trustit, kurse mbi 6.4 milionë euro shkojnë për ata që menaxhojnë mjetet jashtë Kosovës .

Jeton Demi thotë se si shpenzim për kontribuuesit llogaritet vetëm tarifa operacionale, pasi tarifa për investime sjell të ardhura dhe është e pashmangshme, për sa kohë ligji e kërkon këtë.

Vetëm vitin e kaluar kthimi bruto nga investimet ka qenë në nivel rekord me mbi 100 milionë euro, nga kjo vlerë një përqindje e përfitojnë edhe kontribuuesit.

Pavarësisht këtyre, Demi thotë se tarifa operacionale, që ndalet për nevojat e Trustit, është 500 për qind më e ulët se sa në shtetet, ku operojnë fonde të ngjashme me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sidoqoftë, edhe pse Trusti u ofron kontribuuesve qasje online në llogarinë e tyre të kursimeve pensionale dhe dërgon me shërbime postare pasqyrën vjetore të kursimeve, qytetarët nuk kanë dijeni se ky institucion ndal taksa për menaxhimin e mjeteve.

Njëri nga ta është Feim Sefaj, mësimdhënës në Prishtinë:

“Unë nuk e di se ndal para për menaxhim, e di se jam kontribues dhe mjetet mund t’i marr pasi të dal në pension. Por, për këtë nuk kam asnjë informatë”.

Edhe Alba që punon në sektorin privat, thotë se nuk ka ndonjë informacion për këtë çështje.

“Jo, nuk e di”, thotë Alba.

Ndryshe, të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind paguan punëdhënësi, kurse pesë për qind nga paga e të punësuarit..

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pension.

Ky institucion ka 25 punonjës të rregullt dhe shtatë anëtare të Bordit, kurse shumë herë temë debati në shoqëri, por së fundi edhe në Kuvendin e Kosovës, kanë qenë pagat e larta, sidomos të udhëheqësve të institucionit.

Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, drejtori menanxhues në këtë institucion pagë mujore merr mbi 5 mijë euro, kurse për anëtarët e bordit vlera e pagës që marrin është më shumës se 1400 euro.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG