Ndërlidhjet

Haradinaj: Beteja kundër radikalizmit duhet të bëhet në shkolla


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Foto nga arkivi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Foto nga arkivi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, duhet të luftohen në shkolla.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që fëmijët kosovarë të bëhen vrasës e vetëvrasës nga predikimi nëpër rrjetet sociale.

“Çka po përdorin ata për t’i bërë vrasës dhe vetëvrasës fëmijët? Është interneti, rrjetet sociale. Nuk guxojmë të lejojmë këtë. Do t’i gjejmë të gjitha ato rrugë, ato mundësi, instrumente dhe mjete të nevojshme që kjo mos t’i ndodhë Kosovës. Institucionet e arsimit, shkollat janë vendet ku duhet të zhvillohet beteja. Kushdo që mendon se ideologjitë fetare, ideologjitë e islamit ia kanë shpëtuar fëmijën, e kanë shumë gabim”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka thënë se Kosova tash ndodhet në pozitë më të mirë në lidhje me vetëdijesimin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Krahasuar me dy vitet e fundit jemi më mirë, sa i përket vetëdijesimit ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë ministri Bytyqi.

Sipas tij, Ministria e Arsimit ka arritur të bëjë “një hap të mirë për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”, duke përmendur organizimin e trajnimeve me prindër për parandalimin e ekstremizmit, reagimin e menjëhershëm ndaj fëmijëve që shkonin drejt ekstremizmit dhe rehabilitimin e tyre.

Këto komente kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi i dhanë në konferencën e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG