Ndërlidhjet

Putin nderon Daçiqin me Urdhrin e Miqësisë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (djathtas) greets Serbia's Prime Minister Ivica Dacic during a meeting at the Novo-Ogaryovo state residence, 10Apr2013
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (djathtas) greets Serbia's Prime Minister Ivica Dacic during a meeting at the Novo-Ogaryovo state residence, 10Apr2013

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nderoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me Urdhrin e Miqësisë, për kontributin e tij në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Rusinë.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate për shpërblimin e shtetasve të huaj, të nënshkruar nga presidenti rus, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Urdhrin e Miqësisë, vitin e kaluar, e ka marrë ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Ky çmim shtetëror i Rusisë jepet që nga viti 1994 për shtetasit e huaj, për merita të veçanta në forcimin e paqes, miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG