Ndërlidhjet

OKB: Përparimi është i mundur në kontestin Greqi-Maqedoni


Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, janë takuar për herë të parë javën e kaluar në margjina të një samiti në Davos të Zvicrës.
Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, janë takuar për herë të parë javën e kaluar në margjina të një samiti në Davos të Zvicrës.

Kombet e Bashkuara thanë se mund të bëhet përparim në zgjidhjen e kontestit 26-vjeçar midis Athinës dhe Shkupit në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve se "ka pasur një moment pozitiv në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja" dhe se "zgjidhja mund të gjendet me frymën e duhur të kompromisit nga lidershipi dhe popujt e të dyja vendeve".

Matthew Nimetz, i dërguar i OKB-së për kontestin, nga sot do të qëndrojë në Greqi dhe Maqedoni për bisedime me palët.

Nimetz nuk i ka komentuar ende idetë që u ka paraqitur atyre.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Kontesti daton qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë dhe ai i ka komplikuar përpjekjet e këtij vendi për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në Kombet e Bashkuara, Maqedonia njihet formalisht si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG