Ndërlidhjet

Merren masa për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit


Ndotja e ajrit në Prishtinë
Ndotja e ajrit në Prishtinë

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me përfaqësues të Komunës se Prishtinës, kanë paralajmëruar se që nga dita e mërkurë, do të reduktohet qarkullimi i veturave në kryeqytet dhe do ndalohet shitja e thëngjillit që përdoret si lëndë djegëse.

Kështu ka thënë, Selim Pacolli nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku së bashku me ministren e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kanë paralajmëruar masat që do ndërmarrin për uljen e nivelit të ndotjes se ajrit në Prishtinë.

Ministri Sefaj, ka thënë se ndalimi i qarkullimit të veturave duhet të bëhet mbi bazë ligjore, përfshirë këtu së pari shpalljen e gjëndjes emergjente.

Kurse, Albena Rashitaj, ka theksuar se si masë emergjente, MMPH-ja do të subvencionojë “Trafikun Urban”, në mënyrë që qytetarët, përfshirë ata që vijnë nga qytete jashtë Kosovës, të mund të lënë veturat në parkingje në periferi dhe të vijnë në qendër me autobusë urbanë, falas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG