Ndërlidhjet

Pence: Ambasada amerikane në Jerusalem në vitin 2019


Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence gjatë vizitës së sotme në Kneset (Parlamenti i Izraelit)
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence gjatë vizitës së sotme në Kneset (Parlamenti i Izraelit)

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën në Izrael, në Jerusalem, në vitin 2019.

Pence, i cili gjendet për vizitë në Izrael, tha sot se administrata e presidentit, Donad Trump, do të lëvizë me planin e vet, i cili është vlerësuar si kundërthënës, dhe ambasada do të hapet në fund të vitit 2019.

Më parë parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem do të mund të zgjaste katër vjet.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, Mike Pence e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Ky vendim është kritikuar zëshëm nga palestinezët dhe aleatët e tyre arabë.

Palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, që ishte okupuar nga Izraeli, do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, pelastinezët thanë se ata do ta refuzojnë çfarëdo plani të paqes të prezentuar nga administrata Trump.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG