Ndërlidhjet

Vuçiq: Serbia do të hetojë vrasjen e Ivanoviqit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vrasja e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është "akt terrorist".

"Ky akt për shtetin e Serbisë është terrorist dhe si të tillë do ta trajtojmë", tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Vuçiq tha se i është dërguar letër misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, dhe atij të BE-së, EULEX, me kërkesën që organet shtetërore të Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në Kosovë.

Ai tha se pret që Prokuroria për krim të organizuar të nisë sot procedurat paraprake dhe shtoi se, nëse kërkesa për pjesëmarrje nuk miratohet, Serbia do të kryejë një hetim të veçantë.

Ivanoviq ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Për më shumë lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG