Ndërlidhjet

Zeman nuk siguron fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki


Presidenti çek, Milos Zeman
Presidenti çek, Milos Zeman

Presidenti aktual i Çekisë, Milos Zeman, ka siguruar shumicën e votave në raudin e parë të votimeve për zgjedhjet presidenciale, mirëpo jo mjaftueshëm për të fituar.

Me më shumë se 93 për qind të votave të numëruara, Zeman ka fituar 39 për qind të votave, duke u përcjellur nga ish udhëheqësi i Akademisë së Shkencave, Jiri Drahos me 26 për qind.

Kandidatët e tjerë kanë fituar më pak se 10 për qind.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Zeman dhe Drahos, të cilat do të mbahen më 26-27 janar.

Presidentët çekë kanë fuqi ekzekutive të limituar në Çeki, mirëpo Zeman i zgjedhur president fillimisht më 2013 dhe paraardhësit e tij kanë pasur ndikim të madh në debatin publik.

Zeman njihet për qasjet e tij kundër imigrantëve, ato pro-ruse dhe pro-kineze.

Kandidati tjetër, Jiri Drahos, konsiderohet liberal pro-evropian.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë rreth 60 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG