Ndërlidhjet

Juncker: T'i sigurohet perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha se ka rrezik që pa një perspektivë të qartë evropiane, mund të vijë tek ashpërsimi serioz i situatës në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë arsye, sipas tij, “është jashtëzakonisht e rëndësishme” që Bashkimi Evropian t’iu sigurojë perspektivë të qartë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Me fjalë të tjera, ka rrezik që në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës mund të shohim ngjarje që do t’i kthenin gjërat në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Natyrisht se ne nuk duam që kjo të përsëritet”, tha Juncker në Sofje, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Juncker mori pjesë në një ceremoni që ka organizuar Bullgaria me rastin e marrjes së presidencës së radhës së BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG