Ndërlidhjet

Gjermania i kërkon SHBA-së të mbështesë marrëveshjen bërthamore me Iranin


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, ndërsa i bëri thirrje Uashingtonit që ta konsiderojë këtë marrëveshje si çështje të ndarë nga programi i Iranit me raketa balistike dhe roli i tij në luftën e Sirisë.

Gabriel i bëri këto komente para takimit në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Iranit, Britanisë dhe Francës, i cili do të udhëhiqet nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim, fuqitë evropiane, që kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjes së vitit 2015, pritet të sigurojnë Teheranin se ato mbeten të përkushtuara ndaj saj.

Por, takimi vjen një ditë para afatit që kërkon nga presidenti amerikan, Donald Trump, të deklarohet nëse SHBA do të vazhdojë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore ose jo.

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet.

Irani ka paralajmëruar të mërkurën se do të tërhiqet nga marrëveshja, nëse edhe SHBA e bën një gjë të tillë.

Marrëveshja kërkon nga Irani të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG