Ndërlidhjet

Demokratët në SHBA kërkojnë përgjigje më të ashpër kundër ndërhyrjes ruse


Liderja e pakices demokrate, Nanvy Pelosi
Liderja e pakices demokrate, Nanvy Pelosi

Një raport i hartuar nga studiues të senatit amerikan, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për një përgjigje më të ashpër amerikane ndaj Moskës rreth përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe ato evropiane.

Raporti i publikuar sot nga anëtarët e stafit të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, ka listuar një seri të rekomandimeve për të luftuar atë që e është quajtur “sulmet dy dekadëshe të presidentit rus, Vladimir Putin në institucionet demokratike, vlerat universale dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe shtetin e tij”.

Në këtë dokument janë theksuar disa përpjekje të qeverisë evropiane për të luftuar atë që studiuesit e kanë cilësuar politika të Kremlinit.

Sa i përket Shteteve të Bashkuara, raporti ka kërkuar themelimin e një trupi qeveritar për të koordinuar përgjigjen amerikane ndaj operacioneve të Kremlinit.

Rekomandimet e tjera përfshijnë bashkëpunim të ngushtë me aleatët amerikanë në Evropë, ashtu që t’i bëjnë presion kompanive të rrjeteve sociale, siç është Facebook apo Twitter që të jenë më transparent në reklamat lidhur me politikën si dhe të punojnë së bashku në zvogëlimin e importit të gazit dhe naftës nga Rusia në vendet evropiane.

Mirëpo ky raport po ashtu ka kritikuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se përgjigjja e saj i ka dhënë më shumë guxim Moskës.

“Asnjëherë më parë në historinë amerikane nuk ëshë injoruar në mënyrë kaq të hapur një kërcënim për siguri kombëtarë nga presidenti amerikan”, është thënë në raport.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur në kërkesat për të reaguar lidhur me raportin.

Ndërsa Rusia vazhdon të kundërshtojë se ka pasur ndonjë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG