Ndërlidhjet

Delawie mirëpret reagimin e Veselit për Gjykatën e Posaçme


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka mirëpritur deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, rreth Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

“I mirëpres deklaratat publike të kryeparlamentarit Veseli dhe figurave tjera udhëheqëse politike që respektojnë angazhimin e Kosovës ndaj Gjykatës së Posaçme”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.

Reagimi vjen një ditë pasi Veseli, në një kolumne të shkruar për gazetën Express në Prishtinë, ka thënë se “Gjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë, edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj”.

Më 22 dhjetor, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e kësaj gjykate.

Masa nuk ka kaluar, për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, por është thënë se ajo do të sillet sërish në seancë.

Kjo nismë nuk është kundërshtuar as nga liderët e institucioneve qendrore.

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar kundër, duke i ftuar autoritetet kosovare të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Gjykatën e Posaçme.

Kjo Gjykatë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që, siç thuhet, “i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG