Ndërlidhjet

Zarif pretendon se fqinjtë po nxisin protesta në Iran


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif, foto nga arkivi
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif, foto nga arkivi

Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, ka paralajmëruar vendet fqinje për nxitje të pasigurisë në vendin e tij, duke iu referuar protestave kundër-qeverisë të cilat kanë shqetësuar Iranin në dy javët e fundit, transmeton AP.

Zarif i ka bërë këto komente gjatë një konference në Teheran gjatë ditës së sotme, duke theksuar qëndrimin e autoriteteve iraniane, i cili supozon se shtetet e huaja kanë lidhje me protestat në Iran.

Ai ka thënë se “asnjë shtet nuk mund të krijojë një ambient të sigurtë për veten duke krijuar pasiguri tek fqinjtë”.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, e ka cituar Zarifin të ketë thënë se “përpjekjet e tilla” do të dështojnë.

Autoritetet iraniane kanë thënë disa ditë më parë se protestat që fillimisht kishin nisur për shkak të pakënaqësive ekonomike e më pas kanë kaluar në tentim për të rrëzuar qeverinë veçse kanë filluar të zbehen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG