Ndërlidhjet

Kinë: Nga ndeshja e anijeve, dhjetëra persona të zhdukur


Pamje e anijes-cisternë Sanchi, e cila pas ndeshjes është përfshirë nga zjarri
Pamje e anijes-cisternë Sanchi, e cila pas ndeshjes është përfshirë nga zjarri

Një anije-cisternë me naftë është ndeshur me një anije transportuese afër bregut lindor të Kinës, me ç’rast 32 vetë, shumica prej tyre iranianë, konsiderohen të zhdukur.

Ministria e transportit e Kinës ka njoftuar sot se ekuipazhi prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit, konsiderohen të zhdukur. Kjo anije e gjatë 274 metra, me emrin Sanchi, pas ndeshjes, që ka ndodhur mbrëmë vonë, është përfshirë nga zjarri.

Në anije gjendeshin 136 tonelata të kondenzatit, një lloj i naftës së papërpunuar iraniane, që është ekuivalent i afro 1 milion fuqive, me vlerë prej 60 milionë dollarëve.

Ministria e transportit e Kinës tha se të 21 anëtarët kinezë të ekuipazhit të anijes transportuese janë shpëtuar. Në këtë anije, me flamur të Hong-Kongut, e cila është dëmtuar, gjendeshin 64 tonelata grurë.

Autoritetet thanë se operacionin e shpëtimit po e vështirëson moti i keq dhe retë e tymit, që po dalin nga anija-cisternë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG