Ndërlidhjet

Trump nënshkruan ligjin e ri për taksat


Presidenti amerikan, Donald Trump pak kohë para se të nënshkruante ligjin e ri për taksat në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump pak kohë para se të nënshkruante ligjin e ri për taksat në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar ligjin e ri për taksat.

Kjo është fitorja e tij e parë legjislative prej kur ka nisur udhëheqjen e presidencës.

Ky është rishikimi më i madh në SHBA për ligjin e taksave nga viti 1986.

Demokratët kanë thënë se nga kjo reformë mund të përfitojnë taksapaguesit e pasur dhe bizneset e mëdha.

Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë menjëherë pasi ka nënshkruar ligjin, në atë që ka thënë se do te jetë vikend i punës.

“Do të jem duke punuar në Florida, do të punojë shumë gjatë Krishtlindjeve, sepse kemi shumë gjëra për të cilat po flasim, duke përfshirë Korenë Veriore, dhe ndodhi të tjera në Lindjen e Mesme ashtu siç e dini”, ka thënë Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG