Ndërlidhjet

Serbia po diskuton blerjen e armëve nga Rusia


Aeroplan ushtarak në Serbi, foto nga arkivi
Aeroplan ushtarak në Serbi, foto nga arkivi

Serbia është duke negociuar blerjen e helokopterëve ushtarakë nga Rusia, duke krijuar mundësi për rritje të tensioneve në Ballkan.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin,i ka thënë një televizioni serb se është arritur “bashkëpunim i nivelit të lartë ushtarak”, në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë.

Vulin ka thënë se Serbia dëshiron të blejë disa helikopterë, MI-17, dhe krijimin e një baze për helikopterë rusë.

Me këtë hap Serbia do t’i krijonte prezencë personelit ushtarak rus.

Zyrtarë rusë po ashtu kanë thënë se Serbia dhe Rusia janë duke diskutuar sistemet raketore Buk-M1 dhe Buk-M2, si dhe disa sisteme të mbrojtjes ajrore nga Bjellorusia.

Vulin ka thënë se bashkëpunimi ushtarak dhe për çështje të tjera me Rusinë, “ka ndryshuar dhe fuqizuar”, pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.

Gjatë muajit tetor Rusia i ka dhuruar Serbisë disa aeroplanë luftarakë, derisa Moska ka premtuar që do ta furnizojë këtë vend me tanke dhe automjete tjera të blinduara.

Serbia, sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është në rrugën e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Mirëpo nën presionin e Moskës, Beogradi ka inistuar se nuk do t’i bashkohet NATO-s, duke kërkuar “neutralitet ushtarak”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG