Ndërlidhjet

SHBA sanksionon edhe 52 persona sipas Aktit Magnitsky


Gulnara Karimova
Gulnara Karimova

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar edhe 52 figura të tjera ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut sipas Aktit Magnitsky.

Në këtë grup ka persona nga Uzbekistani, Rusia, Ukraina, Pakistani dhe vende të tjera.

Në këtë listë është përfshirë edhe Gulnara Karimova, vajza e ish presidentit uzbek Islam Karimov.

Ky njoftim vjen vetëm një ditë pasi Departamenti i Thesarit amerikan ka goditur me sanksione pesë rusë, duke përfshirë liderin e rajonit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Ai akuzohet për torturë.

Në njoftimin e sotëm ndër të tjera është thënë:

“Presidenti Donald Trump ka nënshkuar një udhër ekzekutiv duke deklaruar emergjencë kombëtare, si shkak i abuzimit me të drejtat e njëriut dhe korrupsionit gjithandej nëpër botë, duke u vënë sanksione personave që kanë qenë të përfshirë në këto aktivitete”.

Si pjesë e udhrit, ndaj 13 personave janë vënë sanksione duke i klasifikuar si “abuzues seriozë me të drejat e njeriut”.

Në listën e gjatë me emra është përfshirë edhe zyrtari ushtarak nga Burma, Maung Maung Soe, si shkak i dhunës brutale që ka ndodhur kundër minoritetit rohingya në shtetin Rahine.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG