Ndërlidhjet

Grupi militant, Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul


Forcat e sigurisë afgane dhe forcat amerikane arrijnë në kompleksin ku ka nisur sulmi afër një qendre trajnuese për Inteligjencë në Kabul
Forcat e sigurisë afgane dhe forcat amerikane arrijnë në kompleksin ku ka nisur sulmi afër një qendre trajnuese për Inteligjencë në Kabul

Zyrtarët afganë kanë thënë janë vrarë tre personat, të cilët sot kishin nisur një sulm afër një qendre trajnuese të inteligjencës në Kabul.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zëvendës zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Nasrat Rahimi ka thënë se është duke u pastruar zona Afshar, pasi disa persona në një ndërtesë afër qendrës së trajnimit kishin nisur luftime me forcat e sigurisë.

Ende nuk është raportuar për viktima në mesin e forcave të sigurisë apo civilëve.

Rahimi ka thënë se sulmuesit ishin vendosur në ndërtesën e papërfunduar ende, duke targetuar qendrën e trajnimit.

Sipas tij militantët kanë përdorur amë të lehta dhe granata.

Sipas raportimeve fillestare thuhet se sulmuesit kanë qenë të veshur me uniforma policore.

Të dy palët, talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik kanë kryer sulme në të kaluarën në Kabul.

Më 17 dhjetor, militantët talibanë kanë sulmuar dy vende në jug të provincës Helmand, duke lënë të vdekur 11 policë.

Talibanët, që kanë shumë prezencë në Helmand e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG