Ndërlidhjet

SHBA: Paul Manafort pritet të lirohet nga arresti shtëpiak


Paul Manafort duke u larguar nga një gjykatë në Uashington më 11 dhjetor
Paul Manafort duke u larguar nga një gjykatë në Uashington më 11 dhjetor

Paul Manafort, ish-shef i fushatës së presidentit, Donald Trump, është afër që të lirohet nga arresti shtëpiak, pas arritjes së një marrëveshjeje për dorëzani, e cila ende pret zbatim.

Prej 30 tetorit të këtij viti, Manafort është i mbullyr në shtëpinë e tij në Aleksandria të Virxhinias, pasi ishte arrestuar lidhur me akuza për pastrim të parave dhe dështim për tu regjistruar si agjent i jashtëm, kur ai kishte punuar për qeverinë e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, që ishte politikan prorus.

Amy Berman Jackson, nga një gjykatë rajonale në Shtetet e Bashkuara, tha dje se ajo do të urdhërojë lirimin e Manafortit, atëherë kur ai t’i paraqes dokumentet se pajtohet me dënimin prej 10 milionë dollarëve në pasuri, të deponuara si obligacion, që ai nuk do të dështojë të paraqitet në procedurat gjyqësore.

Prokurorët që punojnë me hetuesin special të Shteteve të Bashkuara, Robert Mueller, kanë synuar ta parandalojnë lirimin e Manafortit, duke i cituar përpjekjet e tij për shkrimin e artikujve opionionistë për punën e tij në Ukrainë, për të cilët prokurorët thonë se paraqet shkelje të urdhëresës së gjykatës për të mos diskutuar publikisht për çështje.

Gjyqtarja Jackson i ka refuzuar përpjekjet e prokurorëve, por i ka tërhequr vërejtjen Manaforit për shkrimet opinioniste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG