Ndërlidhjet

Rreth 6,700 myslimanë rohingya janë vrarë për një muaj


Disa myslimanë rohingya në një kamp në Bangladesh
Disa myslimanë rohingya në një kamp në Bangladesh

Organizata ndërkombëtare, Mjekët pa Kufij, ka thënë se të paktën 6,700 myslimanë rohingya janë vrarë gjatë muajit të parë, pasi pati shpërthyer dhuna në Burma gjatë muajit gusht.

Organizata me bazë në Gjenevë ka thënë përmes një deklarate se është vlerësuar që 9,000 myslimanë rohingya kanë vdekur në Burma, të njohur edhe si Mianmar, gjatë periudhës së 25 gushtit deri më 24 shtator.

Sipas tyre të paktën 6,700 nga këto vdekje kanë ndodhur për shkak të dhunës, duke përfshirë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

Në deklaratën e kësaj organizate është thënë se 69 për qind e vdekjeve kanë ndodhur nga të shtënat me armë.

Dhuna e ashpër kishte filluar kur forcat e sigurisë dhe milicia lokale nisën një fushatë shtypëse në shtetin Rakhine me shumicë budistësh, duke nisur sulm ndaj myslimanëve rohingya.

Nga ajo periudhë më shumë se 626,000 anëtarë të këtij komuniteti janë nisur drejt Bangladeshit, është thënë nga të gjeturat e kësaj organizate.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG