Ndërlidhjet

Maqedoni: Kryetari dhe dy anëtarë të KSHZ-së japin dorëheqje


Komision i Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni. Foto: Arkiv
Komision i Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni. Foto: Arkiv

Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarë të tjerë, Violeta Duma dhe Igor Milev kanë dhënë dorëheqje nga posti që ushtronin që nga viti 2015.

Në një njoftim për mediat, Çiçakovski tha se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale, por largimi i tij nga kreu i KSHZ-së vjen disa ditë pas zbulimit të skandalit me ndarjen e pagave shtesë për anëtarët e këtij institucioni.

Skandali ishte denoncuar nga ambasadori amerikan Jess Baily i cili kishte kritikuar formën sesi ishin ndarë paratë.

Diplomati amerikan kishte thënë se vendimi ka qenë legal, por miratimi i tij me dyer të mbyllura dhe larg syve të opinionit fliste për mungesën e transparencës për shumën e majme të parave për anëtarë të KSHZ-së.

Denoncimi i ambasadorit Baily kishte shkaktuar një valë të madhe të kritikave në adresë të anëtarëve të KSHZ-së, ndërsa nuk kanë munguar as kërkesën për dorëheqjen e tyre. Mandati i anëtarëve të dorëhequr skadonte në vitin 2020.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG