Ndërlidhjet

Haradinaj: Ultimatum banorëve të Shipitullës dhe Hades


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka dhënë 10 ditë ultimatum banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, në komunën e Obiliqit, që të nënshkruajnë kontratat që ua ka ofruar Qeveria e Kosovës për zhvendosje, në të kundërtën,ka thënë ai, do të zbatohet Ligji për shpronësim dhe eskavatorët do t'i rrënojnë ndërtimet”

Në zonën e fshatit Shipitullë dhe Hade, parashihet të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Haradinaj ka thënë se një rrjet i “matrapazëve” po pengon procesin e shpronësimit, duke u munduar që të përfitojnë nga situata e krizës së mundshme energjetike.

Këto komente kryeministri Haradinaj i ka bërë pas një takimi që ka pasur me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe përfaqësuesit e këtyre fshatrave.

Ndryshe, në muajin shtator kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur një marrëveshje për shpronësim ku thuhej “se është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi, këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve rreth punësimit"

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG