Ndërlidhjet

Në Jemen raportohet për vrasjen e ish-presidentit


Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh.
Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Ministria e Brendshme e Jemenit, e cila kontrollohet nga lëvizja rebele Huthi, tha se ish-presidenti i këtij vendi, Ali Abdullah Saleh, deri vonë aleat i rebelëve, është vrarë në luftime.

“Ministira e Brendshme shpall fundin e krizës së milicive dhe vrasjen e liderit të tyre”, tha folësi i lajmeve në televizionin e rebelëve Al-Masirah, duke iu referuar mbështetësve të armatosur të Salehut.

Organizatat mediatike Al-Arabiya dhe Reuters cituan burime të paidentifikuara nga partia e Salehut të kenë konfirmuar se ai është vrarë të hënën.

Më 2 dhjetor, Saleh ka thënë se e ndërpren aleancën me rebelët Huthi, me të cilët ka bashkudhëheqrur kryeqytetin Sana, për tre vjet.

Saleh, 75 vjeç, ka sunduar Jemenin për më shumë se tri dekada deri në rrëzimin e tij nga presioni popullor më 2012.

Jemeni është në luftë civile qysh më 2014, kur rebelët Huthi e kanë rrëzuar qeverinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG