Ndërlidhjet

Maltë: Policia i ka arrestuar 10 të dyshuar për vrasje të gazetares


Daphne Caruana Galizia
Daphne Caruana Galizia

Policia e Maltës sot i ka arrestuar 10 vetë të dyshuar për vrasjen e blogeres kundër korrupsionit dhe gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia, pothuajse dy muaj pasi vetura e saj kishte eksploduar, derisa ajo udhëtonte me të, ka thënë kryeministri, Joseph Muscat.

Të dyshuarit janë shtetas të Maltës dhe shumica prej tyre kanë të kaluar kriminale, ka thënë kryeministri Muscat, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Policia i ka 48 orë për t’i marrë në pyetje të dyshuarit dhe të vendos nëse ata do të mbeten në paraburgim ose do të lirohen.

Caruana Galizia, 53 vjeçare, është vrarë më 16 tetor nga një bombë në makinën e saj në Maltë.

Ajo e udhëheq një blog të popullarizuar, në të cilin paraqiten rastet e korrupsionit të dyshuar të nivelit të lartë, duke i marrë në shënjestër politikanët nga të gjitha partitë politike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG