Ndërlidhjet

Mustafa: Qendrat kriminale manipuluan me votat në Istog


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesën që të mos përsëritet votimi për kryetar të komunës së Istogut. Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë si rezultat përmbysjen e rezultatit duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.

Pas këtij zhvillimi, LDK i ishte drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ky organ, e kishte pranuar ankesën e LDK-së, por nuk kishte kërkuar anulimin e votave me postë, por kishte vendosur që Istogu të shkonte sërish në votim për kryetarin e komunës.

Nisur nga këto zhvillime, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se tani ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Supreme nga e cila do të kërkoj që të mos shkohet në rivotim, por që kandidati i LDK-së të shpallet fitues.

Isa Mustafa tha se Haki Rugova ka fituar në Istog, por se sipas tij, fitorja e tij po kontestohet me vota të kontestuara nga, siç tha ai,“me vota të kriminalizuara nga qendrat kriminale”.

Mustafa tha se votat e ardhura nga Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Vjena e Austrisë në favor të kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nukjanë vota të diasporës.

“Diasporën nuk e përbëjnë serbët, malazezët e boshnjakët, ngase ne e dimë shtrirjen e diasporës sonë”, tha Mustafa.

Sa i përket Prishtinës, Mustafa tha se i është lënë shtabit zgjedhor të kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi që të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ngase sipas tij, ka dyshime të bazuara për manipulim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG