Ndërlidhjet

UNDP: Kthimi i luftëtarëve nga Siria, sfidë e madhe për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim

Kosova do të përballet me sfida në momentin kur luftëtarët kosovarë do të fillojnë të kthehen nga frontet e luftës, thuhet në një raport të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Raporti përfshin intervista me të dënuar nga gjykatat e Kosovës për pjesëmarrje në luftërat e huaja dhe me familjarë të tyre, si dhe faktorët shtytës pse kosovarët marrin pjesë në luftëra të huaja.

Zyrtarë të UNDP-së, kanë thënë se intervistimi i tyre ka qenë një proces i komplikuar.

Sipas të gjeturave të raportit, një ndër faktorët kryesor të shkuarjes në luftëra të huaja janë problemet sociale dhe ekonomike.

Zgjerimin e pikëpamjeve radikale sipas raportit, e ka ndihmuar shumë interneti dhe mediet sociale.

Në raport theksohen edhe arsyet pse gratë i bashkohen lëvizjeve ekstremiste të dhunshme, e që kanë të bëjnë me pozicionimin e dobët të tyre në shoqëri dhe gjithashtu shtytje është edhe gjetja e një jete më të mirë dhe për të gëzuar më shumë liri fetare.

Hulumtimi i publikuar sot thotë se largimi i kosovarëve drejt Sirisë ka filluar në vitin 2012 dhe ka vazhduar edhe më tej deri në vitin 2015.

Deri më tani mbi 60 kosovarë janë vrarë në frontet e luftës në Siri e Irak, ndërsa mbi 120 janë kthyer në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG