Ndërlidhjet

OBSH: Epidemi alarmante e HIV-it në Evropë


Ilustrim
Ilustrim

Numri i njerëzve të rinj të diagnostikuar me HIV në Evropë ka arritur nivelin më të lartë në vitin 2016 prejse kanë nisur regjistrimet.

Në një raport të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thuhet se 160,000 njerëz janë prekur me virusin që shkakton AIDS-in, vitin e kaluar.

Të diagnostikuarit janë regjistruar në 53 vende dhe rreth 80 përqind e tyre ndodhen në Evropën lindore.

"Ky është numri më i madh i rasteve të regjistruara në një vit. Nëse ky trend vazhdon, ne nuk do të jemi në gjendje të arrijmë objektivin e përfundimit të epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030", tha Zsuzsanna Jakab, drejtore rajonale për Evropën pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG