Ndërlidhjet

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë


Mitko Çavkov
Mitko Çavkov

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është arrestuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Dikasteri i policisë dhe Prokuroria Publike në Maqedoni kanë thënë se më vonë do të dalin detaje të tjera lidhur me arrestimin.

Çavkov për momentin ndodhet në Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.

Mësohet se policia maqedonase ka arrestuar rreth 15 persona te tjerë, të cilët ishin pjesë e dhunës në Kuvend, më 27 prill.

Burime nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se policia maqedonase ka hyrë dhe në shtëpitë e deputetëve të kësaj partie, Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovskit, Sasho Vasilevskit, Zhaklina Stefanovskas dhe të tjerëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG