Ndërlidhjet

Facebook do të ekspozojë faqet ruse me lajme të rreme


Ilustrim
Ilustrim

Facebook planifikon t’iu mundësojë njerëzve të shohin nëse kanë “pëlqyer” faqe që janë krijuar nga “aktorë të huaj” për të përhapur propagandë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti social ka thënë më herët se 126 milionë amerikanë mund të kenë parë përmbajtje të shkarkuar nga agjentë me bazë në Rusi, gjatë dy vjetëve të fundit.

Facebook tani është duke krijuar mundësi që njerëzit të shohin nëse i kanë pëlqyer faqet, tani të fshira, por të krijuara nga Agjencia e Kërkimeve në Internet, me seli në Rusi.

Kjo mundësi do të lansohet nga muaji dhjetor.

Agjencia e Kërkimeve në Internet qëndron prapa qindra llogarive në Facebook, Instagram dhe Twitter dhe ka postuar mijëra mesazhe me përmbajtje politike.

“Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se si aktorë të huaj kanë bërë përpjekje të mbjellin përçarje dhe mosbesim duke përdorur Facebook-un para dhe pas zgjedhjeve në SHBA, më 2016”, ka thënë përmes një deklarate Facebook.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG