Ndërlidhjet

Raporti: Viti 2016 – rritje rekorde e karbon dioksidit në atmosferë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) thotë se koncentrimi i karbon dioksidit (CO2) në atmosferën e Tokës ka shënuar rritje rekorde në vitin 2016.

Në një raport të kësaj organizate të publikuar sot, theksohet se në këtë rritje ka ndikuar kombinimi i aktiviteteve njerëzore, siç janë intensifikimi i praktikave të agrikulturës, shkatërrimi i pyjeve, industrializimi dheenergjia e shfrytëzuar nga burimet e fosileve, dhe fenomeni i fuqishëm i motit, El Nino.

Rritja e shpejtë e niveleve të CO2 në atmosferë dhe gazrat e tjera të krijuar nga efekti serrë, kanë potencial për të inicuar ndryshime të paprecedente në sistemet klimatike, që çojnë në “çrregullime të rënda ekolgjike dhe ekonomike”, theksohet në raportin e Organizatës Borërore të Meteorologjisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG