Një tërmet me intensitet mbi 5 shkallë i ka tronditur vargmalet afgane, Hindu Kush, dhe rajonet pakistaneze.
Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara dje ka njoftuar se dridhja e tokës kishte intensitetin 5.2 shkallë, ndërsa epiqendrën e kishte në vargmalet afgane, në një thellësi prej më tepër se 100 kilometrash.
Departamenti meteorologjik i Pakistanit tha se intensiteti i tërmetit ishte 5.9 shkallë.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme ose viktima eventuale njerëzore.
Tërmeti është vërejtur edhe në rajonet fisnore përgjatë kufirit afgan me Pakistanin dhe në qytetin Lahore në Pakistan.