Ndërlidhjet

Somali: Dy eksplodime të bombave në kryeqytet


Pamje pas një sulmi me bombë më herët këtë muaj në një rajon të kryeqytetit Mogadishu në Somali
Pamje pas një sulmi me bombë më herët këtë muaj në një rajon të kryeqytetit Mogadishu në Somali

Dy makina - bomba kanë eksploduar sot në dy lokacione të ndryshme në kryeqytetin, Mogadishu në Somali.

Një sulmues vetëvrasës me makinë e goditi një hotel dhe pastaj militantët e armatosur kanë depërtuar në hotel, tha policia.

Makina e dytë me bombë ka eksploduar pak kohë pas shpërthimit të parë afër ish-ndërtesës së parlamentit të Somalisë.

Zyrtari policor, Abdullahi Aden, tha se “brenda hotelit po zhvillohet luftë, por tash për tash nuk kemi të dhëna për viktima” eventuale dhe ka shtuar se “ky hotel është tejet i ngarkuar dhe zakonisht aty gjenden ligjvënësit, forcat ushtarake dhe civilët”.

Janë dëgjuar edhe sirenat e auto ambulancave të ndihmës së parë.

Nuk është menjëherë e qartë se kush ka dorë në këto sulme, por grupi islamik, Al-Shabab, i ndërlidhur me al-Kaidën, shpeshherë ka kryer sulme me bomba dhe me armatim në këtë vend afrikan.

Më herët këtë muaj, nga një sulm me bombë janë vrarë së paku 358 vetë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG