Ndërlidhjet

Tillerson ka marrë pjesë në takimin ndërmjet sauditëve dhe irakianëve


Sekretari Tillerson dje është pritur nga Mbreti Salman
Sekretari Tillerson dje është pritur nga Mbreti Salman

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka marrë pjesë në një takim ndërmjet Arabisë Saudite dhe Irakut, që synon përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, pas disa viteve të tensioneve.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite, sot e kanë mbajtur një sesion inaugurues të Këshillit koordinues saudito – irakian, që është promovuar nga Shtetet e Bashkuara, në aspektin e kundërshtimit të ndikimit të Iranit në rajon.

Sekretari Tillerson është shprehur se në këtë takim është theksuar “potenciali i madh i raporteve ndërmjet dy vendeve”.

Zoti Tillerson dje ka arritur në Arabinë Saudite, ndërsa gjatë turneut të tij gjashtëditësh e viziton edhe Katarin, Pakistanin dhe Indinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG