Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara thanë dje se kanë arritur “fitore historike”, pasi e kanë përzënë grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), nga “kryeqyteti i vetëshpallur” Raka në Siri, dhe paralajmëruan se së shpejti do ta dorëzojnë pushtetin tek administrata civile.
Tri ditë pasi në tërësi është rinarrë kontrolli në këtë qytet në pjesën veriore të Sirisë, nga i cili Shteti Islamik dikur kishte lansuar dhe planifikuar sulme të dhunshme në gjithë botën, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, deklaruan se fitorja ishte “për gjithë njerëzimin”.
Këto forca të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, mëtutje thanë se dëshirojnë të krijojnë sistem federal në Raka dhe në pjesën tjetër të Sirisë, por për këtë plan qeveria e Sirisë në Damask deri tash nuk ka pasur vullnet për ta praanuar.
Derisa rimarrja e kontrollit në Raka e ka zvogëluar territorin e Shtetit Islamik në një të dhjetën e atij që e kishte dikur, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara për antiterror, Nicholas Rasmussen, tha se pret që militantët të vazhdojnë të inspirojnë sulme të dhunshme nga mbështetësit e tyre në gjithë botën.