Idyshuari për sulm ndaj kryeredaktorit të gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, Fitim Thaçi, është vetë-dorëzuar në stacionin e policisë në Prishtinë
Avokati mbrojtës i Thaçit, Gazmend Halilaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Thaçi është vetë-dorëzuar dhe ka mohuar se sulmi ka ndonjë motiv politik
“Thaçi ka pranuar se ka pasur një përleshje të lehtë fizike me zotin Kajtazi, të cilin nuk e ka njohur më herët. Përmes medieve, të nesërmen e ka kuptuar se punon gazetar dhe është duke pretenduar se mund të ketë lidhje me punën e tij”.
“Nuk ka të bëjë me punën e tij dhe me shkrimet që ka publikuar më herët. Ky( Thaçi) është person i papunë dhe nuk merret me aktivitete politike dhe nuk ka asnjë motiv në këtë çështje, e tëra ka ndodhur në afekt pas një fjalosjeje në mes tyre. Me vendim të prokurorit, Thaçit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”,ka thënë Halilaj duke shpresuar që gjykata të marrë vendim në aspektin ligjor dhe kurrsesi në aspektin filozofik dhe politik.