Ndërlidhjet

Shkup: Sulmuesi në parlament u dënua me 4 vjet burg


Pançe Angelov është dënuar për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 24 prill të këtij viti
Pançe Angelov është dënuar për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 24 prill të këtij viti

Një gjykatë në Maqedoni dje e ka dënuar 65 vjeçarin, Pançe Angelov, me katër vjet burg për sulm fizik kundër politikanes, Radmilla Sheqerinska, kur protestuesit prokonservatorë depërtuan me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë.

Aktualisht, zonja Sheqerinska është ushtruese e detyrës së ministres së mbrojtjes së Maqedonisë, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Sulmuesi e pat tërhequr Sheqerinsken për flokë gjatë këtij incidenti, i cili ishte xhiruar dhe gjërësisht ishte transmetuar në rrjetet televizive.

Nga depërtimi në parlament ishin lënduar më se 100 vetë, përfshirë 10 ligjvënës.

Ky sulm ndodhi në periudhën e krizës politike paszgjedhore në Maqedoni, që u përshkallëzua me zgjedhjen e politikanit shqiptar, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

I dënuari Angelov, i cili ka mundur të dënohet me 10 vjet burg, në gjykatë ka kërkuar falje për incidentin në parlament.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG