Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, porse nuk do të ndryshojë pozicionin neutral të ushtrisë.
Në forumin e sigurisë në Beograd, Brnabiq tha se Serbia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me NATO-n, porse qëndrimi i saj është i qartë: “Do të mbetet e përkushtuar për neutralitet ushtarak”.
“Synim i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, por integrim të suksesshëm nuk ka pa stabilitet rajonal”, tha Brnabiq.
Duke folur për marrëdhëniet me Moskën, ajo tha se pretendimet se Serbia është më e afërt me Rusinë janë vetëm perceptime, por po ashtu theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të sinqerta dhe të hapura.
Si sfidë më të madhe për sigruinë, Brnabiq përmendi Kosovën dhe sulmet kibernetike.