Ndërlidhjet

Në QKUK po trajtohen 36 raste me fruth


QKUK, fotografi nga arkivi
QKUK, fotografi nga arkivi

Infektologu Hamdi Ramadani, njëherësh drejtor i Klinikës infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë liruar për në shtëpi.

Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40 vjeçare.

Ditën e mërkurë ka vdekur një fëmijë 14 muajsh i komunitetit rom, nga sëmundja e fruthit.

Ndryshe, Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, thuhet se janë të vaksinuar, çka sipas autoriteteve vendore, ka treguar sukses në parandalimin, rrallimin apo edhe zhdukjen e shumë sëmundjeve.

Fruthi, ishte një nga sëmundjet, që falë vaksinimit, nuk kishte shënuar raste të reja në Kosovë që nga viti 2001. Por, këtë vit, megjithatë ka pasur një shpërthim epidemik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG