Ndërlidhjet

Apostolova: Kosova ka burgje të mbipopulluar që po përballen me radikalizëm e dhunë


Nataliya Apostolova
Nataliya Apostolova

Burgjet në Kosovë janë të mbipopulluara dhe po përballen me radikalizëm e dhunë, ka deklaruar Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë ,gjatë prezantimit të një projekti të Bashkimit Evropian që si qëllim ka përmirësimin e kushteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe ngritjen e standardeve në gjyqësor. Ky projekt është prezantuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.

Nataliya Apostolova, tha se ky projekt ka vlerën rreth 2 milionë euro dhe do të financohet nga BE-ja.

“Burgjet përballen me radikalizëm, mbi popullim e me dhunë. Integrimet sociale të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme”, ka thënë Apostolova.

Përderisa ministri i Jashtëm finlandez, Timo Soini tha se projekti në mbështetje të sistemit të drejtësisë në Kosovë udhëhiqet nga Finlanda.

Qëllimi i këtij projekti, ka nënvizuar ai, është të mbështesë Kosovën në përmirësimin e standardeve në fushën e gjyqësorit duke forcuar kuadrin institucional të sistemit të burgjeve.

Ministri Soini po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë. Në agjendën e tij janë takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG