Ndërlidhjet

Fushata për ndalimin e armëve bërthamore fiton Çmimin Nobel për Paqe


Shpallja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe
Shpallja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe

Komiteti norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe kanë shpallur fitues për këtë vit, Fushatën për ndalimin e armëve bërthamore (ICAN).

Kjo organizatë ka marrë këtë çmim për punën e saj që ka tërhequr vëmendjen rreth pasojave katastofale që mund të kenë armët bërthamore, dhe për përpjekjet e saja për të ndaluar përdorimin e armëve të tilla.

Disa shtete po i modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore dhe ka një rrezik të madh që më shumë vende në botë të prodhojnë armë bërthamore.

Me punën e tyre, ICAN, ka ndihmuar në plotësimin e boshëllëkut ligjor. Sipas komitetit norvegjz, është ICAN, ajo që ka bërë përpjekje për ndalimin e armëve bërthamore, më shumë se kushdo tjetër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG