Ndërlidhjet

Haradinaj: Brenda tre muajve mund ta marrim lajmin për liberalizim të vizave


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, 3 tetor 2017
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, 3 tetor 2017

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet në Çakorr dhe Kullë.

"Kufiri është në Çakorr edhe në Kullë, kështu është dhe kështu do të mbetet", tha Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo çështje tash është në proces, dhe se komisioni i ri ka mbështetjen e Qeverisë për ta vërtetuar çështjen e kufirit.

Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se për Demarkacionin mund të “vonohemi por punët janë në proces dhe mund të avancojnë më shumë në MSA-në për një vlerësim pozitiv”.

Haradinaj tha po ashtu se periudha prej tre muajsh që Kosova të mund të fitojë në procesin e liberalizimit të vizave është ende opsionale.

"Po ju them se është opsion ende që në afat të tillë me ardhur përgjigja për liberalizim. Kemi bërë përpjekje në ketë kohë që kemi filluar dhe po themi se jemi në hapin e duhur dhe ende mbaj shpresë për lajmin e duhur”, u shpreh Haradinaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG