Ndërlidhjet

Katalonia vazhdon me referendumin, Madridi e kundërshton


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Zyrtarët në rajonin spanjoll të Katalonisë po bëjnë tentativa për të vazhduar me referendumin për pavarësi, të cilin Madridi e ka cilësuar si “tallje të demokracisë”.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka thënë se referendumi i planifikuar më 1 tetor është jokushtetues dhe se referendumet janë bërë “instrumente për diktatorët”.

Qeveria e rajonit të Katalonisë po shtyn përpara referendumin edhe pse autoritetet në Madrid kanë fikur sistemin elektronik të votimit dhe policia Guardia ka konfiskuar një numër të madh të fletëvotimeve.

Pavarësisht pengesave, presidenti i Asamblesë nacionale të Katalonisë, Jordi Sanchez, ka thënë se nëse arrihen 1 milion vota pro pavarësisë do të ishte “një sukses i jashtëzakonshëm”.

Rreth 5.3 milionë njerëz kanë të drejtë vote, ndërsa ata që janë kundër pavarësisë janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në referendum.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG