Ndërlidhjet

Sulmet ajërore në Siri vrasin së paku 28 civilë


Ilustrim - Foto nga arkivi
Ilustrim - Foto nga arkivi

Së paku 28 civilë janë vrarë, përfshi edhe fëmijë, në një sulm ajërorë në jugperëndim të Sirisë, në bastionin e rebelëve në Idlib, raporton një grup i monitorimit.

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri kanë thënë se nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin.

Në ditët e fundit, avionë të qeverisë siriane dhe aleatit të tyre, Rusisë, kanë shpeshtuar sulmet në Idlib.

Rojtarët britanezë kanë thënë se 12 persona kanë vdekur gjatë sulmeve ajërore në distriktin e Haremit, vetëm 20 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit provincial, Idlib.

Ekipe të shpëtimit thonë se Siria dhe Rusia kanë vrarë civilë në sulmet ajërore, pasi sulmuesit filluan ofenzivë kundër pjesëve të qeverisë, në jugperëndim të vendit.

Të dyja vendet kanë hedhur poshtë akuzat se ato kanë vrarë qytetarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG