Ndërlidhjet

Trump, turne në Azi për Korenë e Veriut


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri verikorean, Kim Jong-un.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri verikorean, Kim Jong-un.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, do të udhëtojë në pesë shtete të Azisë në muajin nëntor, për të marrë pjesë në samite rajonale, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Në turneun 11-ditësh, ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vjetnamin dhe Filipinet, si dhe më pas shtetin amerikan të Havajit.

“Angazhimet e presidentit do të rrisin vendosmërinë ndërkombëtare për t’u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut”, tha Shtëpia e Bardhë.

Koreja e Veriut dhe SHBA-ja janë përfshirë në një retorikë të nxehtë në muajt e fundit.

Pehnjani ka kryer provën e gjashtë bërthamore këtë muaj, pavarësisht ndalesës ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG