Ndërlidhjet

Podgoricë: Parada e Krenarisë kërkoi të drejta më të mëdha


Pamje nga Parada e Krenarisë sot në Podgoricë
Pamje nga Parada e Krenarisë sot në Podgoricë

Afro 200 vetë kanë marrë pjesë sot në paradën e komunitetit LGBT në Podgoricë të Malit të Zi, që kanë kërkuar më tepër të drejta dhe dënime më të ashpra për aktet e dhunës kundër homoseksualëve në këtë vend të vogël ballkanik.

Pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë, e pesta me radhë, marshuan nëpër qendër të kryeqytetit, duke mbajtur mbishkrime dhe duke brohoritur slogane “krenar që djali im është homoseksual” dhe “vajza ime është lezbike”.

Policia e kishte bllokuarr këtë hapësirë për shkaqe të sigurisë.

Gjatë paradës së sotme nuk është raportuar për incidente.

Njëri prej organizuesve të kësaj ngjarjeje, Danijel Kaleziq, tha se aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT dëshirojnë dënime më të ashpra ndaj sulmeve kundër homoseksualëve, që aktualisht trajtohen si “rrahje e zakonshme me grushta”.

Mali i Zi, me 620 mijë banorë, është anëtari më i ri i NATO-s, ndërsa për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian synon përmirësim të të drejtave të njeriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG