Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sot në rrjetin Facebook, se ai dhe bashkëshortja e tij, janë takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe me bashkëshorten e tij, Melania.
“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar zoti Thaçi.
Mëtutje, ai theksoi se “presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”.