Ndërlidhjet

Haradinaj: Demarkacioni është gabim i së kaluarës


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është një temë që qeveritë paraprake e kanë bërë gabim.

“Unë nuk kam vullnet të dalë kundër botës dhe nuk e bëjë për shkak se kam dëshirë me dalë kundër të tjerëve, mirëpo dikush ka gabuar në të kaluarën.

Unë nuk kam ardhur të miratojë gabimet e askujt dhe as të amnistojë gabimet” ka thënë kryeministri Haradinaj, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, që në mbledhjen e parë të Qeverisë së re të Kosovës, e shkarkoi Komisionin Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, që udhëhiqej nga Murat Meha.

Në vend të Murat Mehës, me të cilin Haradinaj kishte mospajtime të shumta sa ishte në opozitë, ai emëroi ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, po ashtu kundërshtar i versionit të marrëveshjes së arritur me Malin e Zi, në krye të këtij Komisioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG